Ekselencë në estetikë,
kujdes në çdo detaj.

Në Dermaplus, besojmë se estetika moderne duhet të kombinojë profesionalizmin mjekësor, teknologjinë e avancuar dhe kujdesin e personalizuar për çdo pacient.

Me mbi 10 vite eksperiencë në treg, jemi bërë një pikë referimi për trajtimet dermo-estetike, duke ofruar standarde të larta shërbimi në një ambient bashkëkohor, komod dhe mikpritës.
Rreth Nesh

Një ekip profesionistësh të përkushtuar ndaj cilësisë dhe rezultateve natyrale.

Çdo trajtim planifikohet në mënyrë individuale, duke marrë parasysh nevojat, karakteristikat dhe objektivat e secilit pacient, me synimin për të ruajtur harmoninë dhe bukurinë natyrale.

Në Dermaplus ofrojmë një gamë të gjerë trajtimesh për fytyrën dhe trupin, duke përfshirë procedura dermatologjike, trajtime estetike të avancuara, teknologji lazer dhe programe të personalizuara për rigjenerimin dhe mirëmbajtjen e lëkurës.

Shërbimet

Një gamë e gjerë trajtimesh për fytyrën dhe trupin.

Kontakto

Na shkruani për më shumë informacione rreth shërbimeve tona.

    Doktoreshat

    Mbi 10 vite eksperiencë
    në shërbim të bukurisë

    Dr. Egesta Kordhishti

    Kirurge Plastike dhe Rikonstruktive
    “Kombinimi i përvojës në kirurgjinë plastike dhe estetikën mjekësore për të ofruar trajtime të personalizuara, të bazuara në siguri, profesionalizëm dhe rezultate natyrale”

    Dr. Anisa Begaj

    Mjeke Otorinolaringologe & Kirurge e Kokës dhe Qafës
    “Me një eksperiencë profesionale mbi 10-vjeçare, Dr. Begaj ka ushtruar aktivitetin e saj në Shqipëri dhe jashtë vendit, duke punuar në fushën e mjekësisë estetike, dermatologjisë estetike dhe trajtimeve të avancuara jo-kirurgjikale.”
    FAQ’S

    Pyetjet më të shpeshta
    rreth shërbimeve që ofrojmë

    1. Si mund ta di cili trajtim është i duhuri për mua?

    Çdo trajtim në Dermaplus fillon me një konsultë dhe vlerësim të personalizuar. Specialisti analizon nevojat e lëkurës, anatominë, tiparet e fytyrës ose zonën që dëshironi të trajtoni dhe, në bazë të objektivit tuaj, rekomandon trajtimin ose kombinimin më të përshtatshëm.
    Siguria është prioritet në çdo procedurë. Trajtimet realizohen nga profesionistë të kualifikuar, duke përdorur produkte të certifikuara, teknologji moderne dhe protokolle të personalizuara sipas karakteristikave individuale të çdo pacienti.
    Po. Filozofia e Dermaplus është të përmirësojë dhe harmonizojë tiparet tuaja, jo t’i ndryshojë ato. Çdo trajtim planifikohet me kujdes për të arritur një rezultat të freskët, elegant dhe natyral, në përputhje me anatominë dhe karakteristikat tuaja.
    Kjo varet nga procedura e zgjedhur. Shumë nga trajtimet estetike jo-kirurgjikale lejojnë rikthimin e shpejtë në aktivitetet e përditshme, ndërsa disa trajtime më specifike mund të kërkojnë një periudhë të shkurtër kujdesi. Para çdo procedure do të merrni udhëzime të detajuara për periudhën pas trajtimit.
    Rezultatet varen nga lloji i trajtimit. Disa procedura ofrojnë ndryshim të dukshëm menjëherë, ndërsa trajtime të tjera zhvillojnë efektin gradualisht gjatë ditëve ose javëve në vijim. Edhe kohëzgjatja e rezultateve ndryshon sipas procedurës, produktit të përdorur dhe karakteristikave individuale. Gjatë konsultës do të informoheni qartë për rezultatet që mund të prisni dhe planin e mirëmbajtjes.
    Testimonials

    Cfarë thonë klientët tanë

    Social

    Na ndiqni në Instagram

    Na Kontaktoni

    Na shkruani nëse doni të dini më shumë rreth shërbimeve tona ose për të lënë një takim